Këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol Shoferit” ka qënë i ftuar aktori shumë i dashur për publikun shqiptar Ledio Lako.
Duke folur për jetën e tij dhe pasionin për zogjtë sidomos kanarinat, Ledio ka treguar dhe se mamaja e tij i thotë që të heqë dorë nga kanrinat dhe të sjellë kanarinën e tij.
Duke qenë se mosha po kalon, Ledio shprehet se tani do ta marrë më me shumë seriozitet punën e martesës.
Rudina Dembacaj: Pse nuk martohesh Ledio , nuk e themi dot sa vjeç je?
Ledio Lako: E them se nuk kam turp 39 vjeç jam .
Rudina Dembacaj: Kur do gjesh nuse ?
Ledio Lako: Po nusja vjen vetë, se s’do dalim ta gjejmë këshu por mendoj që nuk më ka ikur mosha akoma.
Rudina Dembacaj: Je në kërkim të kanarinës?
Ledio Lako: Jam duke e kërkuar, se po thashë që e kam gjetur mbyllen gjithë dyert, le të rri dhe ca që të zgjedh. Unë gjithmonë kam qenë i lidhur, po se nuk i kam çuar deri në fund është punë tjetër ajo pastaj. Por e mendoj që ka ardhur momenti për tu parë seriozisht kjo çështje.