03:12 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plas edhe më keq në Iran, arrestohet te berberi ambasadori i Britanisë, reagon ashpër Londra zyrtare

07:54 | 12/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas edhe më keq në Iran, arrestohet te berberi ambasadori i Britanisë, reagon ashpër Londra zyrtare

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Iran është arrestuar gjatë protestave në Teheran gjatë natës së sotme, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e Iranit, Tasnim.

Rob Macaire ishte i pranishëm gjatë protestave të së shtunës përpara Universitetit Amir Kabir të Teheranit dhe aty u arrestua, thuhet në raportin e Tasnim, ndërsa BBC raporton se ai është lënë i lirë pas tre orësh.

Po sipas BBC ambasadori është arrestuar teksa është ndalur te një berber, për prerjen e flokëve dhe nuk ka qenë pjesë e demostratave.

Mbretëria e Bashkuar e përshkroi ndalimin e ambasadorit si një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha: “Arrestimi i Ambasadorit tonë në Teheran pa arsye ose shpjegime është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar.

Qeveria iraniane është në një moment kryqëzimi. Ajo mund të vazhdojë marshimin e saj drejt izolimit politik dhe ekonomik që kërkon, ose të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet dhe të angazhohet në marrëveshje politike.”

Macaire u emërua në rolin e Ambasadorit në Prill 2018, duke zëvendësuar Nicholas Hopton, ndërsa sipas Iranit zyrtar ai ka marrë pjesë në organizimin e protestave studentore.

Iranianët janë mbledhur në rrugët e Teheranit për të kërkuar dorëheqjen e Ayatollah Seyed Ali Khamenei, pasi regjimi pranoi se kishte qëlluar gabimisht një aeroplan civilësh, gjatë javës së kaluar, ku vdiqën të paktën 176 persona.

Turma të zemëruara u mblodhën në të paktën në katër lokacione në Teheran, duke brohoritur ‘vdekje për gënjeshtarët’ dhe duke bërë thirrje që udhëheqësi suprem i vendit të hiqte dorë nga gabimi tragjik ushtarak.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arrestohet ambasadori i britanisearrestohet Rob MacaireIran
Pas

Liverpool-i historik mposht Tottenham dhe shkon 16+

Para

“Mamaja më pyet kur do e sjellësh kanarinën”, Ledio Lako tregon pse nuk është martuar ende, zbulon edhe moshën

Para
“Mamaja më pyet kur do e sjellësh kanarinën”, Ledio Lako tregon pse nuk është martuar ende, zbulon edhe moshën

“Mamaja më pyet kur do e sjellësh kanarinën”, Ledio Lako tregon pse nuk është martuar ende, zbulon edhe moshën

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.