Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë zbuluar vetëm 7 raste të reja me COVID-19.
Manastirliu bëri të ditur sot kemi 773 raste gjithësej të infektuar me koronavirus, nga 766 që kishim dje.
“Jemi drejt një strategjie rihapje por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit dizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID19, prej tyre 60% janë të shëruar.
“Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë than ë Kuvend se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që pasojnë.
(M.Q/Fasxweb.al)