13:56 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

18:22 | 24/06/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se nuk ka shpjegim racional për krizën politike në vend. Duke kritikuar partitë e tjera, Albin Kurti u shpreh se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet t’ia shkurtojë mandatin qeverisë vetëm ajo në Kosovë bën të kundërtën.

“Unë kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare, që siç jeni dëshmitarë të gjithë, po ia zgjat mandatin qeverisë aktuale.

Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje. Ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më gjatë në pushtet, por kjo nuk është e vërtetë.

Unë nuk kam shpjegim racional për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës. Sa më herët që konstituojmë Kuvendin me votim të fshehtë, aq më shpejt do të jemi te qeveria e re. Ndërkohë që s’ka qeveri të re Kurti III. Ka qeveri në detyrë, Kurti 2.5,” deklaroi kryeministri Kurti.

Sipas tij, pasi të konstituohet Kuvendi, partitë tjera e kanë rastin ta testojnë atë nëse i ka votat për formim të qeverisë së re. 

“Kur të vijë puna e qeverisë, që është përgjegjësi e subjektit fitues në mënyrë ekskluzive, atëherë ne duhet ta dëshmojmë vetën. Kuvendin duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Kuvendin nuk e themelon subjekti fitues, pavarësisht sa vota i ke.

Duhet të bëhemi bashkë që të themelojmë Kuvendin. Të kalojmë te 15 ditët kur duhet të themelohet qeveria me mua si mandatar, ku unë duhet të dëshmoj vetën dhe opozita të më testojë,” tha kryeministri në detyrë.

Lidhur me negociatat për arritjen e një marrëveshjeje politike, Kurti tha se e ka bërë një hap të tillë, por është refuzuar ashpër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka tentuar 36 herë që ta konstituojë legjislaturën e nëntë, por partitë opozitare refuzojnë mënyrën e votimit dhe emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Pas

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Para

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Para
Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

 



Të Fundit

Papa i bën thirrje Iranit dhe Izraelit të refuzojnë ‘ngacmimin dhe hakmarrjen’

Pas armëpushimit me Izraelin, Irani rikthen aksesin në internet

Vdes një i dënuar në burgun e Lezhës, kishte probleme të rënda shëndetësore

Akuzohen për lidhje me Mossad-in, Irani nis hetimet ndaj 23 të dyshuarve

Masakër në Dnipro! Bilanci i viktimave rritet në 18, qyteti vijon të bombardohet nga Rusia

SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”,sa vite burg kërkohet për të pandehurit

Elbasan/Sekuestrohen pasuri luksoze të një shtetasi të dënuar në Itali për prostitucion

Berisha për largimin e Deromemajt: “Investimin e ka pasur në PD, vlerësimin nga partia e krimit e ka zgjedhje e tij”

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.