05:43 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mandija-punonjësve të bashkive: Ndalohet marrja, pushimi, transferimi nga puna gjatë fushatës

15:42 | 08/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis nga puna Ledina Mandija, përse në takim vetëm tri ministrat e LSI-së

Zv/kryeministrja Ledina Mandija, e cila kryeson edhe Task-Forcen e ngritur për monitorimin e Administratës gjatë ditëve të fushatave elektorale ka vazhduar me paralajmërimet dhe sqarimet e saj në vazhdim të njoftimit për shtyp të datës 1 qershor 2017.

Duke iu drejtuar punonjësve të bashkive dhe prefekturave, ajo thekson se ata e kanë të ndaluar gjatë orarit zyrtar të punës të marrin pjesë në aktivitete dhe veprimtari politike apo fushata zgjedhore. Ndërkohë që kanë të drejtë të angazhohen në këto aktivitete jashtë orarit zyrtar të punës.

Mandija thekson se pavarësisht angazhimit jashtë orarit të punës, nuk u lejohet të shprehin publikisht bindjet e tyre. Veç kësaj, gjatë fushatës zgjedhore gjithashtu ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura.

DEKLARATA E PLOTË
Zëvendëskryeministrja në vijim të njoftimit për shtyp të datës 1 qershor 2017 në adresë të gjithë institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe vendor duke ndjekur situatën në terren si bazuar në informacionet e marra, nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp dëshiron të sqarojë veçanërisht të gjithë punonjësit e Bashkive dhe Prefekturave që janë nëpunës civilë, administrativë apo me kontratë punë që e kanë të ndaluar gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në aktivitete/veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati.

Ndërkohë punonjësit e institucioneve më sipër që gëzojnë statusin e nëpunësit civil jashtë orarit zyrtar kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari politike, por nuk u lejohet të shprehin publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike. Kjo do të thotë që nuk u lejohet të ndërmarrin veprime për të bërë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jenë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojnë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Gjithashtu, sqarojmë që bazuar në nenin 88 të Kodit Zgjedhor nuk mund të përdoren apo të vihen në mbështetje të kandidatëve, partive politike apo koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror e vendor apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota dhe/ose emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo drejtues të entit pavarësisht kapitalit apo pronësisë.

Me “burime” kuptohen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.

Gjatë fushatës zgjedhore gjithashtu ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë.

Për sa më sipër ju bëjmë thirrje veçanërisht Bashkive dhe Prefekturave, por edhe çdo institucioni tjetër në nivel qendror e vendor të marrin masa për respektimin e plotë të dispozitave ligjore dhe nënligjore gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe sjellim në vëmendje që mosrespektimi i tyre mbart pasoja ligjore sipas ligjit deri në ndjekje penale.

Etiketa: administratafushata elektoraleLedina Mandijasqarimi
Pas

Zgjedhjet në Britani, sherr mes kameramanve për të marrë pamjet i pari(VIDEO)

Para

E paprecedentë, 51-vjeçarit nga Tirana i vjedhin online llogarinë bankare

Para
E paprecedentë, 51-vjeçarit nga Tirana i vjedhin online llogarinë bankare

E paprecedentë, 51-vjeçarit nga Tirana i vjedhin online llogarinë bankare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.