Në interpelancën për Amnistinë në Kuvend, Ulsi Manja u shpreh se vetëm 8 të dënuar përfituan, asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit.
Manja:
Nuk ka asgjë urgjente, është ligj që u miratua në këtë Kuvend. Zbatimi është bërë në respekt të asaj që u votua. Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar apo ish- zyrtar të lartë të dënuar apo hetuar për korrupsion. Ata që kanë përfituar nga amnistuar me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. 116 deputetë dhanë votë pro për këtë Amnisti.