Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën thirrje që Vettingu të nisë me urgjencë. Sipas Manjanit në Gjykata ka disa që e kanë lëshuar fare dorën. Ai vijon më tej duke thënë se në këto kushte mjer kë çon halli në gjykatë.
“Vetting-u,por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza! Mjer kë çon halli në gjykatë!”, shkruan Manjani.
Nga ana tjetër kujotjmë se drejtuesja e OMN-së në vendin tonë në një intervistë u shpreh se Vettingu do të kalojë në disa faza deri në zbatimin e plotë të tij.
“Procesi zhvillohet në tri shtylla të qarta: e shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i aftësive professionale, që do të jenë të detyrueshme dhe do të kryhen për secilin anëtar të gjyqësorit.
Ne do të monitorojmë se hetimet do të jenë të plota dhe do të bëjnë të mundur, një herë dhe përgjithmonë, pastrimin e sistemit të drejtësisë, në të gjitha nivelet e saj, nga ata që nuk shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por kanë ndjekur praktika të korruptuara dhe / ose kanë zhvilluar lidhje me rrjetet e krimit të organizuar”, deklaronte dje kryesuesja e OMN-së.
(E.K/SHUPLAKA)