Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka deklaruar se sulmi i natës së 27 prillit erdhi për shkak të kërkesave të shqiptarëve. Sipas tij atë natë i’u është bërë atentat kërkesave të shqiptarëve. Sela ka deklaruar se partia e tij do të mbështesë një qeveri të reformuar.
“Më 27 prill u bë një atentat politik ndaj kërkesave të shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët çdoherë ka qenë për qeverisje të re dhe të reformuar, pak rëndësi ka a do të jemi ne fizikisht prezent pjesë e qeverisë së re apo jo sepse për këtë do të vendosin organet partiake, por ne qeverinë e reformave do të përkrahim dhe do të jemi katalizatori kryesor i realizimit të interesave të shqiptarëve në qeverinë e re. Më shumë rëndësi kanë pyetjet tematike sesa kush do të jetë ministër apo jo”, raportojnë mediat vendase.
Përveç kësaj Zijadin Sela ka deklaruar se do kërkojë përgjegjësi edhe për rastet e montuara ku padrejtësisht janë dënuar shqiptarët sipas tij.
përpara se të kërkoj përgjegjësi për 27 prillin, do të kërkoj përgjegjësi për “Soopotin” “Monstrës” “Harun Aliu” si dhe shumë proceseve tjera të montuara politike”, ka deklaruar kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. (B.H/Shuplaka)