Marijuana do mund të blihet në farmaci. Ky është vendimi që ka marrë shteti i Uruguajit, njoftim që ka dalë nga zyra e e presidentit uruguajan Tabare Vasquez‘s. Kjo lëvizje përbën hapin e fundit të implementimit të këtij ligji revolucionar në shtetin amerikano-jugor, adaptimi i të cilit nisi që në 2013-ën, me legalizimin e plotë të prodhimit, shitjes dhe konsumit të marijuanës
Sa i përket periudhës kur ai do të nisë të shitet, kreu i Këshillit Kombëtar të Drogave në Uruguaj bëri me dije se “kanabisi do të mund të shitet nëpër farmaci, duke filluar që nga java e parë ose e dytë e muajit Korrik”.
Referuar ligjit, nevojitet që blerësit të regjistrohen si përdorues të marijuanës dhe të plotësojnë të gjithë procedurat për t’u legalizuar si të tillë. Sa i përket këtin regjistrimi, ai do jetë i hapur prej datës 2 maj.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post