Duke filluar nga viti 2025, kompania indiane e makinave Jaguar do të prodhojë vetëm vetura elektrike, njoftoi kompania të hënën.
“Deri në mes të dekadës, Jaguar do të ketë rilindur si një markë e pastër makinash elektrike luksoze”, thuhej në një deklaratë të kompanisë.
Kompania tha se do të reduktojë dhe racionalizojë si pasojë e këtij operacioni, infrastrukturën jo prodhuese në Britaninë e Madhe. Sidoqoftë ajo nuk saktësoi nëse kjo do të thotë reduktim të vendeve të punës në të ardhmen.
Kompania do të investojë 3.5 miliardë dollarë në vit në kuadër të planit të saj të rilindjes, që parashikon edhe modelin e parë tërësisht elektrik të Land Roverit, në 2024.
“Në thelb të planit tonë të rilindjes do të jetë elektrifikimi i Land Rover dhe jaguar, në arkitektura të ndara, me dy personalitete të veçanta dhe unike”, thuhej në deklaratë.
Jaguar dhe Land Rover, janë në pronësinë e Tata Motors, që në anën tjetër është pjesë e konglomeratit indian Tata Group.
(E.H/Faxweb.al)