Këshilli i Ministrave të BE-së arriti sot një marrëveshje politike lidhur me propozimin për zgjatjen e objektivit vullnetar për uljen e kërkesës për gaz nga vendet anëtare me 15% për një vit.
“BE nuk ka dalë plotësisht nga kriza energjetike dhe Rusia vazhdon ta përdorë energjinë si armë. Shtetet anëtare të BE-së duhet të solidarizohen dhe të përgatiten për dimrin e ardhshëm. Konsumi total i gazit në BE ka rënë me 19.3% midis gushtit 2022 dhe janarit 2023.
“Reduktimi i kërkesës për gaz natyror na ka lejuar të mbushim depot tona, të mbajmë çmimet të ulëta dhe të sigurojmë më shumë furnizime me energji,” vuri në dukje ministrja suedeze e Energjisë, Ndërmarrjeve dhe Industrisë, Ebba Busch.
Shtetet anëtare mund të zgjedhin masat që duan të përdorin për të arritur objektivin.
Përveç kësaj, Shtetet Anëtare ranë dakord të ndryshojnë rregullat e raportimit.
Shtetet Anëtare do të vazhdojnë të raportojnë të dhëna për kursimet e arritura, të paktën çdo dy muaj, me mundësinë e raportimit të mëhershëm.
Nëse kërkon Unioni, ata do të raportojnë të dhënat çdo muaj.
Shtetet Anëtare, nëse dëshirojnë, mund të raportojnë ndarjen e konsumit të energjisë sipas sektorëve.
Discussion about this post