Në kryeminstri ditën e sotme është nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore mes Shqipërisë dhe Egjiptit.
Implementimin e këtij projekti do ta kryej kompania e njohur ndërkombëtare 4iG përfaqësuesit e së cilës nënshkruan marrëveshjen së bashku me zv.kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se ky projekt është një shtyllë mbështetëse edhe për strategjinë kombëtare të Shqipërisë që është futja në BE. Ajo shton se vendi ynë ka prioritet primar digjitalizimin pasi kështu rritet dhe potenciali i shtetit shqiptar.
Nga ana tjetër, rritja e promovimit të këtyre projekteve digjitale mbart edhe rrezikun e sulmeve kibernetike, që sipas Ballukut në të shumtën e rasteve Shqipëria i ka menaxhuar më së miri.
“Bëhet nje shtyllë mbështetëse edhe për strategjinë kombëtare për integrimin e Shqipërisë në BE si një nga prioritetet kryesore mbetet digjitalizimi. Kur vjen edhe i ndërthurur me interkonjeskionin bëhet i kompletuar. Ky projekt do promovoj të gjitha strukturat digjitale për kapacitet e interkonjeksionit. Promovimi transformimit digjital sjell më afër njerëzit dhe tregjet. Kjo nisëm do të rrisë numrin e rrjeteve kabllore dhe gjithashtu i përgjigjet rritjes se kapaciteteve të të dhënave digjitale në mbarë botë, do të jetë edhe shtimi i potencialit për shtetin shqiptar. Shqipëria sot në një epokë ku digjitalizimi është prioritet primar lind nevoja për sigurinë kiberentike. Sa më shumë rrisim kapacitet aq më shumë ekspozohemi ndaj sulmeve kiberenetike. Ka patur dhe raste kur i kemi manaxhuar shumë mirë. Duhet të kemi parasysah se çdo provomim duhet të ketë parametrat e sigurisë. Jemi angazhuar për sa i përket respektimit të standardeve më të larta teknike dhe digjitale duke ia dhënë mundësi kompanive që janë të besueshme”, tha ndër të tjera, zv.kryeministrja Balluku.