Shtetasi 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italianë ditën e sotme me një sasi të madhe droge në San Bartolomeo al Mare.
Ai është kapur teksa i dha një të riu një dozë rreth 1,5 gr kokainë, ndërkohë që më pas, policia i kontrolloi banesën 42-vjeçarit ku u gjetëm edhe 260 gramë të tjera kokainë, 6 kilogramë e 600 gramë hashash dhe mbi 2 kilogramë marijuanë, të bëra gati për shitje.
Sipas hetimeve paraprake, shqiptari ishte pjesë edhe e një rrjeti të gjerë shpërndarësish, veçanërisht djem nga zona.