Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo i ftuar në “Open” deklaroi se vonesa e zgjidhjes së krizës po ushqen fatkeqësisht idenë e vjetër se ne nuk mundemi të qeverisemi.
I pyetur nëse duhet të ketë një takim Rama-Basha ai tha se nëse ndodh, kjo do të jetë fatkeqësia e radhës politike që do të kthehet sërish në krizë për vendin.
“Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës. Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, deklaroi Milo.