Aktori Julian Deda, ka njoftuar ditën e djeshme të gjithë ndjekësit e tij se profili e tij zyrtare në rrjetet sociale ishte bllokuar si pasojë e hackerave.
“Të dashur miq. Profili im në facebook, është bllokuar për momentin. Nuk e di arsyen. Sipas të gjitha gjasave dikush ka ndërhyrë duke raportuar profilin tim të vetëm si fallco.
Për këtë arsye, facebook më kërkoi të dhënat e mija personale. Tani jam në pritje të zhbllokimi të profilit. deri në atë moment, do komunikojmë nëpërmjet Fan Pages, pra këtu.
P.s. Nëse dikush ja ka idenë se për çfarë bëhet fjalë të më sqarojë. Faleminderit”, shkruante aktori në faqen e tij ditën e djeshme.
Por mesa duket edhe këtë herë aktori ka ditur si ta rikthej sërish faqen, sepse pak minuta më parë ai ka bërë sërish një njoftim ku shkruan ” I’m Back, losers”.