Nuk kanë të sosur rrjedhjet mes këshilltarëve bashkiakë në vendin tonë.
Së fundi lëvizjet vijnë nga Lezha, ku 5 këshilltarë të partive të tjera i janë bashkuar partisë socialiste. 3 prej këshilltarëve ishin më LSI-në, 1 me G99 dhe një me PAK-së.
Emrat e këshilltarëve të larguar janë Ferdinand Ndoj, Hasan Muça, Agim Doda, Ndrek Gazulli dhe Erind Ndreca.
‘’Kalimi ynë në PS është i natyrshëm pasi duke parë zhvillimet në vend Reforma në Drejtësi dhe integrimi i vendit duhet të jenë prioritetet e të gjithëve ne”, është shprehur një prej këshilltarëve.
Bashkia e Lezhës ka qenë së fundi në qendër të akuzave për shkak të skandalit me tjetërsimin e pronave, dhe po ashtu për shkak të rivalitetit politik që ka mes LSI-së, PD-së dhe PS-së për zonat e ndikimin në qytetin e Lezhës.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=kG3s9yPVhAA&feature=youtu.be