Kriza nervore që Kanye pësoi kohët e fundit ka ndikuar shumë në marrëdhënien e çiftit. Kanye, 39 vjeç u shtrua në spital muajin e kaluar pas një krize nervore. Kim, 36 vjeç e cila po merr veten pas rrëmbimit në Paris, ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj për të kaluar këtë gjendje por martesa e tyre mund të jetë në rrezik.
Pas këtyre muajve stresues për çiftin, është e kuptueshme që martesa e Kim dhe Kanye të jetë në rrezik.
Kanye është aktualisht jashtë spitalit dhe po jeton në një shtëpi tjetër, larg prej Kim dhe fëmijëve, North, 3 vjeç dhe Saint, 1 vjeç.