Ish-portieri i Kombëtares shqiptare Saimir Ujkani i ka dhënë fund beqarisë. Pas disa vitesh lidhje, ai dhe partnerja e tij Efna kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Sakaq një video ka qarkulluar nga dasma e futbollistit të famshëm, e cila është zhvilluar në Prishtinë, ku shihen edhe shumë futbollistë apo personazhe të tjerë të njohur.
Siç duket, futbollisti nga Kosova ka zgjedhur të bëjë një dasëm tradicionale, ku nuk mungon as sofra e mbuluar me para, rreth së cilës janë mbledhur një grup burrash.
Përflitet se dita e dasmës është përshpejtuar për shkak të shtatzanisë së Efnas, por nuk dihet ende zyrtarisht. (D.D/Shuplaka)