Blendi Sulaj, kreu i Forumit Rinor të Partisë Republikane i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni me ku nuk mungojnë ritet tradicionale por njëkohsisht dhe tejet luksoze ku nuk kanë munguar të ftuarit VIP dhe politikanë.
Ajo që bie në sy në dasmën e politikanit të ri shqiptarë janë dollarët e shumtë të hedhur për tokë. Në dasmën 26 vjeçarit i cili kandidoi për deputet në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25-qershorit, ishte edhe performance e vetë kreut të republikanëve.
Siç shihet dhe nga fotot ku veç haresë e muzikës në momentin që dhëndri djeg shaminë e beqarisë hidhet “leku letër” si dhe kreu i PR-së duket duke kënduar.(M.Q/Faxweb)