Problemi me mbeturinat në qytetin e Durrësit vijon të mbetet i njëjtë. Në zonën e ish-Kënetës gjendja paraqite e rëndë, teksa mbetjet nuk pastrohen tashmë prej shumë kohësh dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë paravësisht se qytetarët kanë shprehur shpesh shqetësimet e tyre lidhur me këtë pjesë.
Në një lidhje direkte për Fax Neës, banori i ish-Kënetës, Shyqyri Myrtellari ka theksuar edhe njëherë këtë problem dhe ka shtuar se është më keq se koronavirusi. Në prononcimin e tij, banori shton se janë bërë ankesa të ndryshme ndaj bashkisë dhe qeverisë por nuk kanë marrë asnjë përgjigjie të caktuar. Më tej ai shton se do të ndjekin rrugën ligjore për të arritur deri në zgjidhjen e këtij problemi që vazhdon prej kohësh në këtë zonë.
Zona e ish-Kënetës në Durrës, ankohet banori Shyqyri Myrtellari për gjendjen e plehrave që kanë mbuluar zonën përreth:
Koronavirusi është zero me bisht krahasuar me këtë. Arsyet i di vetëm shteti dhe ne jo. Ne si qytetarë nk kemi mundësi të paragjykojmë shtetin sepse nuk vendosim ne. Jemi detyruar si banorë që të kërkojmë llogari, por kujr ti kërkosh llogari as në bashki e as në qeveri.
Unë ju them edhe qeverisë edhe bashkisë që në datën 13 prill, banorët e rrugës “Azem Hajdari” janë me vendim të Komisionerit të Diskriminimit, përcaktohemi si të diskriminuar nga shteti. Ky popull do shkojë në skëterrë, ska shans tjetër. Këtu punohet me fushata. Këtu vijnë edhe banorë të zonave të tjera për të hedhur plehrat dhe bashkia e di këtë.
Ne do të caktojmë një afat dhe do të marrim edhe masa ligjore se jemi në bashkëpunim me një studio avokatie.
(B.V/Faxweb.al)