15:21 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Masakra me 3 të vdekur te Shkencat e Natyrës, killeri i Camorra-s bën “gafën” në qeli

18:30 | 21/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Masakra me 3 të vdekur te Shkencat e Natyrës,  killeri i Camorra-s bën “gafën” në qeli
Mbyllja në qeli si i dyshuar kryesor për masakrën e majit 2015, përpara fakultetit të Shkencave të Natyrës, nuk e ka penguar aspak italianin Salvatore Letizia të hapë një llogari të re me drejtësinë shqiptare.

Ashtu si  dhe shumë të dënuar të tjerë, i njohuri si kapo i një prej klaneve të Camorra-s, ka bërë çmos të sigurojë një telefon celular në qelinë e tij, çka i ka kushtuar jo pak, por një dënim prej 15 muajsh burgim.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, thuhet  se celulari markës iPhone, model 5S, që i përkiste Letizias, u zbulua gjatë një kontrolli të ushtruar në qelinë e tij nga forcat operacionale. Italiani i paraburgosur e ka pranuar fajin dhe nga gjykimi i shkurtuar dënimi i është reduktuar në dhjetë muaj.

Italiani i njohur me nofkën “Piccolo Letizia”, po gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për akuzën e vrasjes së Mentor Doçit dhe Gerdi Goxhajt, ditën kur Tiranën e vizonte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.

Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë.

Sulku dhe Letizia i ngritën pritë Doçit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës pasditen e 27 majit të dy viteve më parë. Në momentin që Doçi u ngjit në makinë bashke më mikun e tij, Gerd Goxhaj në drejtim të tyre u derdhën një breshëri plumbash. Goxhaj mbeti i vrarë në vend, ndërsa Doçi ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Dy nipat e tij morën menjëherë hak për vrasjen e xhaxhait.

Markeljan Doçi dhe i vëllai Klejvi ndodheshin në një makinë tjetër, me të cilën lëviznin xhaxhain. Në moment, Markeljan Doçi shkëmbeu zjarr me Besnik Sulkun, derisa e la të vrarë, ndërsa priti policinë t’i vinte prangat.

Salvatore Letizia u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë në një hotel. Vëllezërit Doçi dhe italiani Letizia po gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzat e vrasjes për gjakmarrje, vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: killeri
Pas

Pak pas fotos duke qarë me fëmijën tek stoli, “Lali Eri” del duke qeshur

Para

Tahiri tregon se më kë do të bëjë koalicion PS para “18 Qershorit”

Para
Tahiri tregon se më kë do të bëjë koalicion PS para “18 Qershorit”

Tahiri tregon se më kë do të bëjë koalicion PS para “18 Qershorit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do paguajë çmimin

Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni të mirëpritur

BE, e gatshme të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezë”/ Ursula von der Leyen: Jemi në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel/Zgjedhjet në Shqipëri, më të dhunuarat sipas anëtarëve të IDU – Rama nuk do e gëzojë këtë mandat

Ngjarje e rëndë në Maliq/14-vjeçari plagos me thikë një tjetër të mitur

‘Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme’, Starmer në Tiranë: Rusia po luan lojëra! Nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin

Meloni: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të papritur

“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

Macron uron Ramën për fitoren: Urime për rezultatin, rrugëtimin europian dhe besim që shpreh tek Europa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.