18:15 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Masakra në Korçë, babai i Naum Toshit: Marsela zuri dashnor në mëhallë, djali e ndiqte

12:49 | 12/12/2016
në Flash, Kryesore
0
FOTOT e nënës që humbi sot dy djemtë e saj në Korçë. Zbardhet detaji i panjohur në dinamikën e ngjarjes makabre

Andrea Toshi, babai i autorit të masakrës të shënuar në Korçë më 5 dhjetor, ku një baba mbyti dy fëmijët e mitur dhe u vetëvar për shkak të konflikteve me bashkëshorten, ka treguar të tjera detaje lidhur me ngjarjen.

I moshuari ka rrëfyer për emisionin “Me zemër të hapur” se shkak i mosmarrëveshjeve në çift janë bërë skenat e xhelozisë të Naumit, i cili e kapi mat Marselën me një tjetër mashkull.

“Ata ishin bashkë prej 5 vitesh. Ne e kemi dashur Marselën, e trajtoja më mirë se nuset e tjera. Njëherë ajo u largua, e kur u kthye e pieta “Ku ishe?”, nuk më kthente përgjigje. E pyeta prapë, por nuk fliste. Pastaj i thashë “Moj, çfarë jam unë? Ku ishe?”, “Brodha”, më tha. Vazhdonte ta bënte këtë. Zuri një dashnor në mëhallë. Një ditë, djali e ndjek, ishte ngjitur me murin. E merr djali, e sjellë në shtëpi.”, tregon i moshuari.

Mësohet se Marsela Toshi e kishte denonuar Naum Toshin tek autoritetet greke për dhunim. Policia në Greqi, ka denoncimin që Marsela ka ngritur ndaj Naumit, megjithatë nuk është marrë asnjë masë. Ndërkohë, në dëshminë e saj në Shqipëri, ajo është shprehur se nuk është dhunuar kurrë.

Andrea Toshi se tradhëtia e 24-vjeçares e shtyu çiftin të kthehej në Shqipëri dhe të strehohej në një prej dhomave të shtëpisë. “Naumi punonte, Marsela jo. Djali punonte si qeni. Kujdesej për dy fëmijët. Njërin e çonte në kopësht, e tjetrin në shkollë, në klasë të parë.”, rrefen babai i 41-vjeçarit.

Familjarët mohojnë se Naum Toshi është autori i krimit. Ata tregojnë se natën e ngjarjes së rëndë, 24-vjeçarja u kthye në banesë bashkë me disa persona që e prisnin jashtë, të cilët mund të kenë kryer krimin.

“Marsela hyri në Shqipëri në orën 02:00 dhe u largua në orën 05:00 të mëngjesit. Fqinjët dëgjuan atë natë ulërima dhe të bërtitura.”, është shprehur nipi i Naum Toshit.

“Ditën e varrimit, unë shkova në shtëpi të tërhiqja lekë të tjera, të cilat nuk i gjeta. Marsela i ka marrë. Pse e liroi policia atë pasi i morri dëshminë?”, shprehet Andrea Toshi.

Reagon nëna e Marsela Toshit

Në një lidhje telefonike, nëna e Marsela Toshit, shprehet se e bija ka bërë disa gabime që nuk i falen. Sipas saj, Naumi nuk do t’i vriste kurrë fëmijët, mund të jetë vepër e atyre që shoqëronin Marselën.

“Naumi s’do ta bënte kurrë këtë gjë. Ai i donte shumë fëmijët. Nuk e di, por mund të kenë pasur gisht ata që e kanë shoqëruar Marselën. Naumi linte kokën për fëmijët.”.

Mimoza Gremi ka shprehur zhgënjimin lidhur me të bijën. Ajo tregon se pavarësisht tolerimeve, e bija nuk ndryshoi. “Burri e fali disa herë, e mori në shtëpi. Vajza ime ka bërë disa gabime që nuk falen. Të gjithë kemi gabuar, por jo si ajo.”

(Në foto, Andrea Toshi)

babai

(Në foto, Naum Toshi)

viktimakorceoki

Etiketa: marsela toshinaum toshi
Pas

99 kilogram drogë në kufirin shqiptaro-grek, në arrati autorët

Para

Levandovski: Duhet të përgatitemi për sfidën ndaj Arsenalit

Para
Levandovski: Duhet të përgatitemi për sfidën ndaj Arsenalit

Levandovski: Duhet të përgatitemi për sfidën ndaj Arsenalit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzat për vjedhje të ndihmave në Gaza, BE: Nuk kemi prova! Refuzojmë të bashkëpunojmë me fondacionet humanitare

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

Ndryshimi i kufijve, ministri grek: Politikë e së kaluarës, histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti

Akuzat e Ramës, reagon Prokuroria e Shkodrës: Ja pse nuk u fillua procedim penal për ndërtimet në Theth

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.