22:43 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masakra në Korçë, familjarët: Krimin e ka kryer Marsela me të tjerë, jo Naumi

07:50 | 10/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0
Masakër në Korçë! Babai, letër tek dera: “Ngjituni lart”. Var fëmijët dhe veten (FOTO DHE VIDEO)

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Korçë, ku një baba mbyti dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas u vetëvar, kanë reaguar të tjerë familjarë. Nipi i autorit të krimit të 3-fishtë Naum Toshi, fajëson 24-vjeçaren Marsela Toshi, si shkaku i krimit të rëndë.

Hektor Golka, nipi i 41-vjeçarit, apeloi dje në polici që të zbardhet ngjarja dhe të mos favorizohen autorët e krimit makabër. Në një intervistë për “GSH”, ai rrëfen tronditjen e tij dhe shprehet se “daja i tij nuk ishte vrasës dhe se ai kurrë nuk do e bënte një krim të tillë”.

“Daja im, Naumi nuk do i vriste kurrë Vasjanin dhe Jorgenin, sepse jepte jetën për ata. Gjithmonë kujdesej për fëmijët, i lante, ushqente dhe i vishte. Unë kam qenë vetë në një lokal nate dhe e kam parë Marselën me persona të tjerë teksa kërcente dhe ishte e alkoolizuar. Daja im e ndiqte gjithmonë atë pas dhe e gjente me persona të ndryshëm. Nuk u nda prej saj vetëm për hatër të fëmijëve.”

Ai rrëfen përpjekjet e autorit për ta larguar Marselën nga ajo punë, e cila pavarësisht kësaj, vazhdonte të punonte në një lokal nate. Golka tregon se 24-vjeçarja ishte larguar edhe me djalin e saj të madh (nga martesa e parë) në shoqërinë e disa të panjohurve dhe u gjet më pas në një furgon të vjetër.

29-vjeçari akuzon bashkëshorten e Naumit dhe nënën e dy të miturve si shkaktaren që çoi në kryerjen e krimit monstruoz.

“Ne dyshojmë që daja të ketë varur fëmijët dhe veten. Dyshojmë edhe për letrën që ka gjetur gjyshi tek dera, pasi nuk është shkrimi i Naumit. Dyshojmë që gjithçka e ka bërë Marsela bashkë me persona të tjerë. Ajo ka ardhur nga Greqia në shtëpi në orën dy të mëngjesit dhe ka kaluar sërish në Kapshticë në orën 05:00. Pse erdhi dhe iku sërish ajo?”, shprehet Hektor Golka. Sipas tij, Naum Toshi ka pasur në banesë 7 milionë lekë të vjetra, të cilat Marsela i ka marrë dhe është larguar.

 

Etiketa: deshmihetimkrimi ne familjenaum toshi
Pas

Shtypi i ditës. 10/12/2016

Para

Vdekja e aktivistit, Vetëvendosje: Qeveria mbron veglat e saj

Para
Vdekja e aktivistit, Vetëvendosje: Qeveria mbron veglat e saj

Vdekja e aktivistit, Vetëvendosje: Qeveria mbron veglat e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.