08:22 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mashtruan pronarin e një exchange në Shkodër dhe i morën 140 mijë euro, arrestohet në Stamboll gjeorgjiani, në kërkim dy të tjerë

13:22 | 11/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mashtruan pronarin e një exchange në Shkodër dhe i morën 140 mijë euro, arrestohet në Stamboll gjeorgjiani, në kërkim dy të tjerë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë turke kanë bërë të mundur arrestimin e autorit kryesor të një vjedhjeje në pikë këmbimi valutor në Shkodër.

Më 9 gusht, shtetasi gjeorgjian i arrestuar në Stamboll dhe i ekstraduar sot në vendin tonë, në bashkëpunim me dy të tjerë, kanë mashtruar pronarin e exhange-t dhe i kanë marrë 140 mijë euro.

Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, policia turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete gjeorgjianit një shumë prej 7500 euro. Ai po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Turke i koduar “TRACKING”.

Operacioni për kapjen e autorit kryesor të vjedhjes me anë të mashtrimit të një shume të madhe eurosh në një pikë të këmbimit valutor në Shkodër.

Mashtruan pronarin e një pike të këmbimit valutor, duke i marrë 140 000 euro, falë punës profesionale të strukturave për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, u identifikuan tre autorët e dyshuar, shtetas gjeorgjianë.

Në vijim të veprimeve të thelluara, Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, bëri të mundur zbulimin e itinerarit të autorit kryesor të dyshuar për këtë ngjarje, i cili po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Informacionin e siguruar për vendndodhjen e autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, nëpërmjet Interpol Tiranës e ka shkëmbyer në kohë reale me Interpol Ankaranë.

Në kuadër të operacionit policor “TRACKING”, policia turke, bazuar në informacionin e marrë nga Policia Shqiptare e cila kishte ndjekur lëvizjet e autorit të dyshuar, bëri të mundur kapjen e shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili është deportuar në Rinas mesditën e sotme. Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, Policia Turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.

Po në vijim të hetimeve të thelluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, në bashkëpunim me DVP Shkodër, është bërë i mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë, dhe bashkëpunohet ngushtësisht me homologët për kapjen e tyre.

Më datë 09.08.2024, rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale, Shkodër, këta shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor, shtetasit E. I., shumën prej 140 000 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 3 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke i marrë një shumë parash në euro, u bë i mundur identifikimi i 3 autorëve të dyshuar.

Në vijim të veprimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, shtetasit gjeorgjianë G. T., 45 vjeç dhe B. T., 36 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Policia e Shtetit falënderon Policinë turke për reagimin në kohë dhe bashkëpunimin profesional që çoi në finalizimin e operacionit policor “TRACKING”.

Pas

Dy automjete përfshihen nga flakët brenda pak minutash, shpëtojnë mrekullisht familjet

Para

Iu bë rivlerësim pikësh, gjimnastja amerikane duhet ta kthejë medaljen e bronztë

Para
Iu bë rivlerësim pikësh, gjimnastja amerikane duhet ta kthejë medaljen e bronztë

Iu bë rivlerësim pikësh, gjimnastja amerikane duhet ta kthejë medaljen e bronztë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.