01:44 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mat/ Arrestohet një 21-vjeçar, iu gjet në banesë arsenal armësh! Procedohet i ati

10:11 | 23/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mat/ Arrestohet një 21-vjeçar, iu gjet në banesë arsenal armësh! Procedohet i ati

Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në fshatin Karicë të Matit.

Rigers Reçi u kap pasi iu gjet në banesë një arsenal armësh (kallashnikov, armë gjuetie, armë zjarri pistoletë, municion luftarak) dhe 2 kapuça në formë maske të cilat u sekuestruan nga policia.

Ndërkohë policia ka nisur një procedim penal edhe për babain e 21-vjeçarit, H.R., 56 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Weapons”.

Sekuestrohen arsenal armësh (kallashnikov, armë gjuetie, armë zjarri pistoletë, municion luftarak) dhe 2 kapuça në formë maske.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që kishte fshehur arsenalin e armëve, në banesën e tij, në fshatin Karicë.

Nis procedimi penal edhe për babain e 21-vjeçarit.

Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weapons”, për goditjen e një tjetër rasti në këtë fushë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një 21-vjeçar që posedonte pa leje, në banesën e tij, armë zjarri dhe municion luftarak, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në këtë banesë dhe si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 kallashnikov, 3 armë gjuetie, 1 armë zjarri pistoletë, 114 fishekë dhe 2 kapuça në formë maske, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi R. R., 21 vjeç, banues në fshatin Karicë, njësia administrative Baz.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babain e 21-vjeçarit, shtetasin H. R., 56 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅

Pas

Zyrtare, Shqipëria luan miqësore me Lihtenshtejn më datë 3 qershor në Austri

Para

Elbasan/ Vijon “Tempulli 2”, arrestohet 49-vjeçari! Shpërndante kokainë, në banesë iu gjetën qindra doza

Para
Elbasan/ Vijon “Tempulli 2”, arrestohet 49-vjeçari! Shpërndante kokainë, në banesë iu gjetën qindra doza

Elbasan/ Vijon "Tempulli 2", arrestohet 49-vjeçari! Shpërndante kokainë, në banesë iu gjetën qindra doza

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.