Sot në orën 13:00 pritet të mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Mbledhja e sotme vjen pas 4 seancave të bojkotuara nga mazhoranca. Ndërkohë sot opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.
PS do të kthehet në tryezën e punës, ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit. Partia Socialiste do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.