Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit një automjet tip Ford Fuoristradë, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat. Mësohet se rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara,duke e fundosur atë.
Po ashtu bëhet me dije se shoferi i mjetit ka mundur të dalë me not në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy personat e tjerë që udhëtonin me të në mjet: Ilir Ballolli,Taulant Bakushi,kanë mbetur të kapur mbi baxhanë e makinës.
Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit,në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar.
Discussion about this post