Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot (27 maj) do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të enjten (23 maj) dha dëshminë e tij dëshmitari i 66-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky dëshmitar ishte me masa mbrojtëse dhe dëshmoi për herë të parë.
Gjatë seancës së të enjtes kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se orari i dy seancave pasuese është paksa i pazakontë dhe në njërën prej këtyre planifikohet që të mbahet një diskutim për ecurinë e çështjes.
Discussion about this post