Mbledhja e sotme e KQZ-së ka përfunduar me vendimin për heqjen e mandatit për dy deputetët Gledion Rehovica e Aqif Rakipi.
KQZ-ja vendosi t’u hiqte mandatet dy deputetëve pas kërkesës së Prokurorisë.
Ata janë subjekt i ligjit për dekriminalizimin, dhe sipas Prokurorisë kanë fshehur arrestimet në Itali.
Ata akuzohen gjithashtu se kanë përdorur gjeneralitete të rreme.
Me 5 vota pro nga të gjithë anëtarët e KQZ-së iu hoqën mandatet Rehovicës dhe Rakipit duke i kaluar mandatin e deputetëve pasuesve në listë.
(F.G/Faxweb)