03:38 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbrojti gjyqtaren që nuk justifikoi pasurinë, Pjerin Ndreu i reagon ashpër Avokates së Popullit: Vetëm sa e ngatërroi shoqen!

19:02 | 23/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbrojti gjyqtaren që nuk justifikoi pasurinë, Pjerin Ndreu i reagon ashpër Avokates së Popullit: Vetëm sa e ngatërroi shoqen!

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i ka reaguar avokates së popullit Erinda Ballanca e cila u shpreh se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj është një ndër gjyqtaret më korrekte që kishte njohur, edhe pse kjo e fundit nuk arriti të justifikonte apartamentin 100 m2 në Gjirin e Lalzit para institucioneve të vettingut.

Pjerin Ndreu në një postim në ‘Facebook’ shkruan se mesa duket avokatja Ballanca nuk i di detyrat e saj, pasi nuk ka tagër të ndikojë apo të japë opinione, as gjatë hetimit administrarativ dhe as gjykimit.

Ai thot se shoqet e saj gjyqtare, avokatja e popullit ti mbaj pr jetn e saj private por jo pr t dhn konsiderata apo pr t anatemuar vendimet e trups gjyqsore.

“Avokatja e popullit me duket se nuk i di limitet e detyres dhe pozites se saj ne raport me institucionet e vetingut ! Ajo nuk ka tager te ndikoje apo te jape opinione, as gjate hetimit administrarativ dhe as gjykimit. Se sa shoqe ka ajo dhe si i njeh kjo gjygjtaret, ti mbaje per jeten e saj private dhe jo per te dhene konsiderata apo anatemuar vendimet e nje trupe gjygjesore.

Nuk kam asgje me zonjen Xhoxhaj sepse “ zonja eshte e zonja e vetes”, por avokatja e popullit duhet t’a dije qe eshte avokate e popullit dhe jo avokate e interesave personale qe s’kan lidhje me detyren e saj ! Me prenoncimin, vetem sa ka ngaterruar e jo ndihmuar shoqen, per me tej ka cenuar figuren e avokatit te popullit!”, shkruan Ndreu.

Kujtojmë që sot u zhvillua senaca dëgjimore për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, e cila rezultoi me një apartament 100 m2 në Gjirin e Lalzit, të pajustifikuar nga të ardhurat e deklaruara.

Kjo seancë dëgjimore u ndoq edhe nga avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Në lidhje me gjyqtaren Xhoxhaj, Ballanca u shpreh se ajo është një ndër më korrektet. Avokatja e Popullit u shpreh se çështjet e hetimit duhet të trajtohen rast pas rasti nga Komisioni në mënyrë që verifikimet të jenë të sakta.

Ballanca u shpreh se ka qenë prezente në çdo seancë dëgjimore në mënyrë që të garantojë qytetarët dhe gjyqtarët për rregullsinë e proceseve.

“Unë personalisht kam qenë një nga përsonat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht cështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë.

Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të sakta dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur. Unë nuk flas në lidhje me aspektet proceduriale.

Nga pamja e parë sigurisht që u respektuan, u dha një argument u dëgjua pala tjetër. Rëndësi ka që reflektohen ato që janë prova. Avokati i Popullit ka qenë prezent në çdo seancë dëgjimore pasi ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.

Unë e thashë përtej faktit personalisht unë nuk isha këtu si shoqe e saj për të ndihmuar, por personalisht e njohur shumë korrekte dhe kam ardhur ta dëgjojë edhe në mbrojtjen e saj. Komisioni nuk vendos çfarë them unë.”  – u shpreh avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Pjerin Ndreu-Erinda Ballanca
Pas

Meta takon kryeministrin belg: Angazhim i mëtejshëm i reformave për të çelur negociatat në qershor

Para

Përplasje tek ‘Brryli’, plagoset punonjësi i FSHF (emri)

Para
Përplasje tek ‘Brryli’, plagoset punonjësi i FSHF (emri)

Përplasje tek ‘Brryli’, plagoset punonjësi i FSHF (emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.