Vllaznia dhe Teuta kanë barazuar me rezultatin 0-0 dhe ku emocionet ishin jo edhe aq sa priteshin. Në “Loro Boriçi”, e vetmja pjesë emocionuese në fakt ishte kur ikën dy herë dritat dhe tribuna u përdor për politikë me thirrjet “Rama Ik”.
Pjesa e parë u mbyll pas 13 minutash shtesë si pasojë e ndërprerjes dy herë të dritave. Pjesa e dytë ishte më e mire, por portierët luajtën rol kyç. Në fund, 0-0, pa gola dhe spektakël. Teuta në vend të shtatë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia një pozicion më poshtë, me 17 pikë.