01:19 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbyllja e shkollave, Basha: Rama ka vendosur t’i japë me koncesion. 400 milionë euro për projektin megalloman të shesheve

11:48 | 08/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllja e shkollave, Basha: Rama ka vendosur t’i japë me koncesion. 400 milionë euro për projektin megalloman të shesheve

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar së fundmi për vendimin e qeverisë për të zgjatur afatin e mbylljes së çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Në reagimin e tij, kryetari i Partisë Demokratike shprehet se shkak i mbylljes së këtyre institucioneve nuk është gripi, por ulja e temperaturave dhe pamundësia e qeverisë për ta përballuar.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka harxhuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve. Sipas tij, Rama ka vendosur që t’ia u japë shkollat me koncesion klinetëve të tij.

Më tej, Lulzim Basha flet për falimentimin e sistemit të shëndetësisë, ku shkruan se mbi 300 milionë euro koncesione janë dhënë në shëndetësi, para që po shkojnë për klientët e Ramës pa i sjellë asnjë përfitim njerëzve, asnjë përfitim të sëmurëve.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit. 
Gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale. Shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull të ftohta. Prandaj edhe temperaturat e këtyre ditëve janë rrezik i vërtetë për fëmijët.
Edi Rama ka harxhuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve. Ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar. Për shkollat Edi Rama ka deklaruar se nuk ka para, ndaj ka vendosur që t’ia u japë edhe ato me koncesion klinetëve të tij.
Por gripi që qeveria po përdor si pretekst për mbylljen e shkollave është shenja më e qartë e falimentimit të sistemit të shëndetësisë. Mbi 300 milionë euro koncesione ka dhënë Edi Rama në shëndetësi, para që po shkojnë për klientët e tij pa i sjellë asnjë përfitim njerëzve, asnjë përfitim të sëmurëve. Ndërkohë që qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi.
Tashmë është e qartë se reformat e bujshme rilindase kanë qenë propaganda për të verbuar njerëzit, faqe grabitjes së pasurive dhe fondeve publike me të cilat po pasurohet Edi Rama dhe klientët e tij.
Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë. Le ta ndalim së bashku këtë të keqe. Le ta vëmë qeverinë në shërbim të njerëzve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzaedi ramalulzim bashashkolla
Pas

Publikohen momentet e fundit të George Michael-it. I qeshur nën shoqërinë e mikut të tij (VIDEO)

Para

Shkodër arrestohet 29-vjeçari, shpërndante heroinë

Para
Tentoi të përdhunonte 22 vjeçaren, i riu nga Laçi emër i njohur për policinë, i dënuar me 3 vite burg

Shkodër arrestohet 29-vjeçari, shpërndante heroinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.