Europarlamentari gjerman David McAllister, pjesë e CDU-së së kancelares Angela Merkel, shprehet se Bashkimi Europian është i vetëdijshme se ka një rritje të ndikimit të vendeve si Rusia, Kina apo Turqia në rajon, që kërkojnë të shtrijnë interesat e tyre.
“Ka pasur aktivitete në rritje të Turqisë, Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Gjirit për vite me rradhë. Rusia ka zgjeruar praninë e saj në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Është bërë një përpjekje për të ndikuar në mënyrë selektive në fushatat e dezinformimit”, u shpreh McAllister.
Europarlamentari gjerman shprehet se BE duhet të in kurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa shton se ka ardhur koha që rajoni të lidhet më afër me Bashkimin Evropian.
“Nëse njerëzit mendojnë se po ecën hap pas hapi, gatishmëria për të reformuar rritet. Aderimi përfundimisht varet nga fakti nëse një vend përmbush kushtet politike, ligjore dhe ekonomike”, tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian.
McAllister nënvizon se Serbia dhe Mali i Zi, janë më pranë se kurrë hapjes së negociatave. “Interesat e vendeve si Serbia dhe Mali i Zi duhet të merren parasysh në vendimet e BE. Kjo vlen, për shembull, në zhvillimin e tregut të brendshëm ose të rrjeteve të energjisë”, thekson McAllister
Komisioni i BE kishte premtuar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, se nëse do të arrijnë të implementjojnë të gjitha reformat e kërkuara, atëherë në vitin 2025 i gjithë rajoni do të jetë pjesë e BE-së.
Përveç Serbisë dhe Malit të Zi, përfshihen Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia.
(M.Q/Faxweb)
Burimi: http://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/mcallister-warnt-vor-russischem-und-tuerkischem-einfluss-15485136.html