Të rinjtë e Partisë Demokratike, sot rreth orës 18:00 zhvilluan një protestë përpara bashkisë së Tiranës, ku kundërshtuan rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Ata janë shfaqur me parulla në duar dhe bidonë plastikë boshë si shenjë e rebelimit të tyre. Kujtojmë që dy ditë më parë Këshilli Bashkiak e miratoi rritjen e çmimit me votat e PS-së, PDIU-së dhe dy vota nga këshilltarët e LSI-së, të cilët u përjashtuan nga Këshilli bashkiak.
Ndërkohë sjellim disa foto nga protesta e zhvilluar sot përpara bashkisë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2524″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]