11:59 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Me cilën parti LSI do të ketë koalicion? Përgjigjet Klajda Gjosha

08:02 | 09/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me cilën parti LSI do të ketë koalicion? Përgjigjet Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur se pas zgjedhjeve të 25 qershorit LSI nuk ka menduar ende se me kë mund të ketë një koalicion të mundshëm. 

“LSI është futur në këto zgjedhje me një vendim të qartë për të dalë forcë e parë. Nuk kemi menduar as për koalicione të mundshme, pasi ne besojmë se është vota e qytetarëve ajo që do të vendosë kush do ta qeverisë vendin dhe cili është drejtimi i vërtetë që i duhet. Është anatemuar vazhdimisht LSI-ja se është një forcë politike, e cila ka qëndruar në pushtet këto 8 vitet e fundit, por më lejoni të sqaroj edhe një herë se LSI është krijuar si opozitë ndaj pushtetit arrogant në dëm të qytetarëve dhe si një parti e tillë jo vetëm që nuk i trembet opozitës, por e ka bërë opozitën shumë më mirë se vetë opozita edhe në bashkëqeverisje”, u shpreh Gjosha për “Panorama”.

Përsa i përket shkarkimeve të punonjësve të administratës ministrja ka theksuar se janë shkelje ligji, që në fund këtë kosto do e paguajë populli, pasi të shkarkuarit duke fituar betejat ligjore, do të marrin dëmshpërblimin e tyre. 

Sipas saj surprizat e marrëveshjes mes PD dhe PS,  janë përpjekje të cilat janë shkaktuar për shkak të frikës nga rritja e LSI.

“Unë kam bindjen se edhe surprizat e marrëveshjes mes PD dhe PS, të cilën ne e imponuam që në fillim dhe e përshëndetëm në fund, janë përpjekje të cilat janë shkaktuar për shkak të frikës nga rritja e LSI. Jo vetëm si ministre e Integrimit, si kandidate për deputete në Tiranë, por edhe si një qytetare e thjeshtë e këtij vendi kam mbajtur një qëndrim në lidhje me shkarkimet tërësisht në shkelje të ligjit të nëpunësit civil të bëra ditët e fundit. E nënvizoj këtë, pasi çdo shkelje ligji ka një kosto dhe është për të ardhur keq që këtë kosto do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë, pasi një pjesë e mirë e të shkarkuarve, duke fituar betejat ligjore, do të marrin dëmshpërblimin e tyre. Në raport me qytetarët, këto vendime janë tërësisht absurde dhe të padrejta. Në raport me LSI-në, jua them me bindjen e plotë se çdo sulm i qëllimshëm ndaj kësaj force politike, atë veçse e bën më të fortë”, u shpreh Gjosha.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: kaolicioniKlajda Gjoshazgjedhjet
Pas

Drogë dhe pistoleta false, italiani dhe shqiptari dënohen me vite të ndryshme burg për të njëjtën vepër

Para

Olsi merr robat dhe ikën nga krevati, shpërthen Fiorentina: Ke ardhur me mua dhe do dalësh me mua!

Para
Olsi merr robat dhe ikën nga krevati, shpërthen Fiorentina: Ke ardhur me mua dhe do dalësh me mua!

Olsi merr robat dhe ikën nga krevati, shpërthen Fiorentina: Ke ardhur me mua dhe do dalësh me mua!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Vlorë: Lihet i lirë një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Rilindja”

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.