Këngëtarja Eli Fara feston sot 50-vjetorin e lindjes së saj.
Vajza e saj Marina ka ditur si ta supriozjë me fjalë shumë emocionuese nënën e saj .
Ajo ka postuar një foto në rrjetin social instagram së bashku me nënën e saj dhe krahas fotos ajo shkruan : “Në një ditë si kjo lindi ‘Ajo’… Lindi ajo që më dha frymë nga fryma e saj, më dha jetë nga jeta e saj dhe që sot është fryma ime dhe e gjithë jeta ime.. Dashurisë më të madhe në jetë që mund të egzistojë që mban emrin Nënë i uroj Gëzuar ditëlindjen të bëhet 100 vjet! ”
Marina mori komente të shumta nga emra të njohur të ekranit që e vlerësojnë këngëtaren korçare duke thënë se vazhdon të duket shumë e re, edhe pse tani i mbushi 50 vjec.
(S.SH/SHUPLAKA)