10:45 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Me dy universitete dhe njohës i teologjisë islame”, diplomati Topollaj për al-Baghdadi: Këta nuk lënë zëvendës

17:59 | 31/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Me dy universitete dhe njohës i teologjisë islame”, diplomati Topollaj për al-Baghdadi: Këta nuk lënë zëvendës

Diplomati Spartak Topollaj ka qenë i ftuar në studion e TV Fax News  të lajmeve ku ka folur për vrasjen e Abu Bakr al-Baghdadi për të cilin tha se ka mbaruar dy universitete dhe ishte i pajisur dhe përvetësuar i madh i teologjisë islame.

Topollaj tha gjithashtu se ai vdiq si një burracak, ndërsa argumentoi se krimet e tij kanë qenë çnjerëzore mbi gra, fëmijë, vajza dhe njerëz të pafajshëm.

“Ishte 48-vjeç, i diplomuar në dy universitete, tmerrësisht i indoktrinuar por mjaft i njohur me teologjinë islame, njihte vetëm Allahun të cilit i kushtoi edhe jetën. Edhe pse fundin e pati tragjik dhe burracak.

Ai u fut në një tunel pa dalje që ishte i sigurtë se do tju shpëtonte sulmeve dhe nga 8 qenë të specializuar për gjetjen e personave të tillë, kur pa se nuk kishte se nga shkonte hodhi veten në erë. Mori me vete në mënyrë të padrejtë dhe të poshtër edhe 3 fëmijët e tij gjë të cilën nuk e donte askush. Rrezikshmëria e këtij njeriu, aktet që ka kryer me krijimin e kalifatit dhe mënyrën se si sunduan, nuk ka ndodhur të krijohet në një kohë kaq të shkurtër  dhe kaq rradikale të shtetit islamik. Këta me alibinë se zbatojnë Kuranin, kryejnë krimet më të poshtra dhe më të pabesa ndaj popullit të tyre dhe demokracisë përëndimore. Kemi parë skema me prerje koke, djegie për së gjalli, ku pas torturave të ndryshme i kanë ekzekutuar.

Ata nuk mbronin vendin e tyre, se ata nuk kishin vend. Ky ka lindur në Irak dhe vendi ku u vra është në Siri. Këta e krijuan shtetin islamik me bazë ekstremiste ku nuk njohin asnjë besim tjetër. Sjellja e tyre e poshtër ka qenë edhe ndaj femrave dhe fëmijëve. Fundi i tij i tillë do të ishte dhe i tillë u bë. Eliminimi është një arritje e madhe qoftë e SHBA-ve dhe vendeve të tjera që kontribuan.

Përhapja e këtij ekstremizmi ka qenë mjaft i rrezikshëm ku janë kryer akte terroriste në Francë e Angli pa folur për Lindjen e Mesme, që e mbushnin jelekun me eksploziv të vajzave të reja, fëmijëve dhe grave duke i hedhur në erë se medemek do të shkonin në parajsë. Këta lloj drejtuesish kriminel patologjik nuk kanë qef të lënë zëvendës sepse mendojnë se janë të pavdekshmë. Muhemed Ali Kadesh mendoshet se është pasuesi i tij, i cili mendohet se ka qenë një ushtarak, kishte fizionomi kriminale, i tillë duhet të jetë, ka qenë ushtarak madhor i ushtrisë së Sadam Hysenit. Kanë fonde sepse këta sponsorizohen nga ekstremistë miliarderë të fshehura në shkretëtirë. Kanë pësuar një goditje të rëndë”, tha Topollaj në Fax News.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/450375205609913/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: spartak topollaj
Pas

ISIS konfimon vrasjen e liderit të tyre, zbulohet se kush do të zëvendësojë Al-Bagdadin

Para

EMRAT/ Kush janë dy rojet që u dhunuan në Mirditë, flet mjeku: Janë goditur me mjete të forta

Para
EMRAT/ Kush janë dy rojet që u dhunuan në Mirditë, flet mjeku: Janë goditur me mjete të forta

EMRAT/ Kush janë dy rojet që u dhunuan në Mirditë, flet mjeku: Janë goditur me mjete të forta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik Liqeni i Luleve

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.