Renato Mekolli i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ka zbuluar disa detaje në lidhje me jetën e tij private.
Njëra nga pyetjet që e ka vënë në “siklet” Mekollin ka qënë : – “Cila ka qenë e dashura e parë dhe kur e ke puthur për herë të parë? Renato Mekolli përgjigjet më një “O Zot i madh”. Më tej Mekolli vazhdoi të tregojë më shumë për jetën personale dhe për të dashurën e parë dhe për femrën që ka puthur për herë të parë.
Ai është shprehur se:- “Për herë të parë e kam puthur në shkollë, quhet Blerina Bakia…” ,gjithashtu ka shtuar se Blerina tashmë është e martuar me dikë tjetër në Amerikë dhe se ai e ka puthur vetëm në faqe.
(M.Q/Faxweb)