Simpatizantët e Partisë Demkratike, po zhvillojnë në Mirditë një protestë kundër qeverisjes vendore dhe premtimeve të pambajtura nga qeveria e kryeministrit Rama.
Protestuesit mbajnë në duar flamuj të PD-së dhe pankarta me shkrimet “Rama ik” ,”Fund qeverisë së hajdutëve dhe oligarkëve” etj.
Fotoja e Maduros është e printuar në pankartat e tyre si simbol i protestave.
Simpatizantët e PD-së po marshojnë në rrugët e qytetit dhe thërasin “Rama ik”.