Largimi i të madhit Françesk Radi i ka prekur të gjithë, dhe mbesa e tij Rozana Radi po e përjeton këtë ngjarje në familje po ashtu shumë keq.
Më përpara ajo kishte humbur edhe babain.
Në dy postime të sajat në Instagram, ajo shkruan se kishte shpresë që ai do të qëndronte me të akoma në sukseset dhe gëzimet e saj.
POSTIMI 1
Më gënjeu jeta! Ju mori shumë shpejt. Unë u rrita me idenë që pas humbjes së babit ti do jesh gjithmonë aty për mua! Kisha ende shpresë dhe arsye të gëzoja sepse ishe ti që gëzoje për arritjet e mia ! Se di a të kam bërë mjafueshëm krenar por di që u mundova të të gëzoja në çdo gjë që bëja. Tregoj babit e mamit kur të shkosh atje lart që ju kam në zemër dhe do të këndoj e shkruaj për të gjithe “Pranverat” që humbet! Po më shtohen shumë ëngjëj atje lart nuk dua me .
POSTIMI 2
Lutem për ty ! Zoti do tregohet i mëshirshëm e do të lerë këtu me ne! Është shumë herët për tu larguar . Kemi nevojë në tokë për ty.
(M.D/ Shuplaka)