Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me me institucionin me të ri shkencor që ka ngritur qeveria, “Akademinë e 100 Fshatrave”. Në një bashkëbisedim të hapur me profesorë dhe studentë, Rama theksoi se fshatrat e këtij projekti janë zgjedhur me kujdes, nga Qeveria dhe Bashkia. Kryeministri u shpreh që akademia do të jetë një mënyrë për të plotësuar boshllëkun në këto territore, sidomos për mungesën e stafit.
“Akademia është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar një boshllëk sidomos në këto territore, si pasojë e mungesës së stafit. Kemi kërkuar nga universitet dhe nga vendet e huaja, ndihmë financiare edhe burime të dijes.
Akademia do të vendosë një bazë të rëndësishme referencash. Nuk do të fokusohet vetëm të 100 fshatrat sepse Shqipëria ka më shumë fshatra, duke u shtrirë në territoret për rreth duke bërë që shtysa e qeverisë të jetë më e artikuluar nga të dhënat që do të krijohen nga Adademia e 100 fshatrave”, tha ai.
Por në fund të fjalimit, kryeministri nuk ngurroi t’i përgjigjej edhe akuzave të PD-së, që ka udhëtuar me helikopter nga Vlora në Himarë për një drekë.
“Një falenderim shkon për ata që erdhën me vonesë sepse ata janë më të lodhur. Shpresojmë që t’i japim fund vonesave në Fier. Vonesa është tejet e justifikuar”, u shpreh Rama duke justifikuar edhe në një farë mënyre përdorimin e helikopterit.
Kujtojmë që më herët nënkryetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka publikoi një video, ku Rama po udhëtonte me helikopter.
“Çmenduria dhe paturpësia e ketij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri ne Himare per nje dreke…
Keto jane pamjet e helikopterit qe sipas pushuesve ne Himare ka sjelle Ramen sa për nje dreke dhe e ka kthyer perseri.
Helikopteri eshte i njejti qe është filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare”, shkruante Paloka.
(J.D/Faxweb.al)