Deputetja dhe zv.kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka shpërndarë një fotografi të gazetarit Blendi Fevziu.
Në foton në fjalë, Fevziu shihet me një kravatë ku janë të stampuar shumë papagaj. Kështu deputetja risjell edhe një herë pyetje e gazetarit “kujt i ngjajnë këto papagaj”.
“Kujt i ngjajnë këta papagaj? #Repost @blendifevziu (@get_repost). Kravate me papagaj qe puthen. Me ke ngjajne ne politike? Live tani ne opinion.”, shkruhet krahas fotos.
Pavarësisht se nuk përmenden emra, padyshim Kryemadhi nënkupton kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, për të cilët flitet se kanë ndryshuar raportet me njëri-tjetrin, duke u bërë më të afërt. Madje flitet për një plan për të bashkëqeverisur edhe pas zgjedhjeve. (D.D/Shuplaka)