19:25 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më kërkon video” Rama i përgjigjet Metës: Është e sigurt që dergjet skutave për të rrëzuar qeverinë, nuk mendoja se do të shkallonte në këtë pikë

17:36 | 09/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më kërkon video” Rama i përgjigjet Metës: Është e sigurt që dergjet skutave për të rrëzuar qeverinë, nuk mendoja se do të shkallonte në këtë pikë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta në lidhje më kërkesën e këtij të fundit për ti treguar me video dhe me emra, se kë subjekt të OFL-së ka takuar.

Duke mos i kthyer përgjigje të drejtpërdrejtë Metës, Rama thotë se ai e di vetë se kë ka takuar dhe se është e sigurt që dergjet skutave për të rrëzuar qeverinë.

Po ashtu Rama tha me ironi, duke u përgjigjur në lidhje me akuzat se PS-ja ka përjashtuar intelektualët dhe ka afruar banditët, Rama tha se i vetmi profesor që është përjashtuar është Kastriot Islami.

Rama: Ilir Meta u ka shkruar një letër. Që unë kam qenë emigrant, ky është fakt. Që të kemi prapë emigrant në listën e deputetëve besoj kjo është krejt e natyrshme. Kënga e refugjatit që u bë ministër është kënga që në thelb e do Shqipërinë vetëm për vete. E dyta, Ilir Meta flet për banditë dhe trafikantë ndërkohë që profesorë dhe intelektualë qenkan përjashtuar nga Partia Socialiste dhe të merrni mbrapsht Kastriot Islamin dhe pastaj t’i bëni atë që s’thuhet Partisë Socialiste.

Iliri do video. Unë me video nuk merrem. Se kërkon video për skutat ku ai futet. Por, është e sigurt që President në botë, në Shqipëri, as Saliu që ishte President partiak që as s’ka pasur dhe nuk do të ketë më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë. Kë takon ai nëpër skuta, e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta lart e poshtë për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari dhe më i kërkuari, është në vetvete kriminal. Thonë shumë që t’i na e bëre president. Ilir Meta u bë president me votat e veta dhe të PS-së. Nuk kishim votat për të bërë President sipas dëshirës tonë. E kam thënë ditën që e kemi votuar që po i japim Presidentin më të mirë. Nuk e kam menduar që po shkallonte deri në këtë pikë. Ose duhet të iknim në zgjedhje dhe përsëri do ta kishim në pikëpyetje nëse do i kishim votat. Nuk i kthehem mbrapa për t’u justifikuar. 

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: edi ramailir meta
Pas

“Kam qenë dy herë partizan i bashkimit me LSI”, Rama tregon kush ishte bomba që hodhi në erë koalicionet. Kryeministri luan dhe diversionin mes koalicionit opozitar

Para

“Do dekorojë Skënderbeun”/ Kryeministri Rama sulmon LSI dhe Ilir Metën, cili është komenti që shkriu së qeshuri socialistët (FOTO)

Para
“Do dekorojë Skënderbeun”/ Kryeministri Rama sulmon LSI dhe Ilir Metën, cili është komenti që shkriu së qeshuri socialistët (FOTO)

“Do dekorojë Skënderbeun”/ Kryeministri Rama sulmon LSI dhe Ilir Metën, cili është komenti që shkriu së qeshuri socialistët (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Situata në THETH, Sharka: Spektakël i shëmtuar, duam të kthejmë shqiptarët por po i detyrojmë të ikin

Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

EMRAT/ Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë. Një 60-vjeçar kreu i grupit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Macron për shpenzimet e mbrojtjes: Evropa po përballet me kërcënimin më të madh

Drenova në flakë/ Zjarri vështirësohet nga terreni, ndërhyrja nga ajri jep rezultat

Bitcoin, vlerë rekord mbi 120,000 dollarë, në “Javën e Kriptovalutave” në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.