Sali Berisha ka bërë një krahasim mbrëmjen e sotme të shkarkimit që i kishin bërë dikur nga një post që mbante Azem Hajdari dhe largimit që i bëri Lulzim Basha atij nga grupi i PD-së.
Berisha thotë se në atë kohë i kishte kërkuar llogari përse ishte shkarkuar Hajdari pa i dhënë mundësi të fliste, dhe situata ishte zgjidhur duke e hedhur në votim, gjë të cilën kërkon dhe sot për veten e tij.
“Ngjarje krejtësisht e paprecedentë. E kishin shkarkuar Azem Hajdarin nga një post qe mbante. I thashë si mor e shkarkoni tjetrin pa e lënë të flasë? E zgjidhëm. Si e zgjidhëm? Me votim. Mbetem të bashkuar dhe vazhduam përpara. Situatën e ka krijuar Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha.” tha Berisha.
(E.H/Faxweb.al)