Në skandalin e Policisë së Shtetit që u bë publik ditën e sotme ku punonjësit shkëmbenin mesazhe jonjerëzore për të miturën e humbur prej disa ditësh, ka qenë e përfshirë dhe Ina Nuka, efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë. Ina e pyet “çfarë vit prodhimi është shef?, ndërsa a ii përgjigjet që është modeli i fundit.
Biseda vijon më poshtë me komentet e policëve, ku njëri i drejtohet Nukës ta shohë të renë “nga parakolpi”, me efektiven që i përgjigjet “Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz”.
Më tutje i njëjti efektiv që komunikon me Nukën thotë se duhen pyetur punëtorët e një lokali që kishte kallëzim atë ditë, ndërsa Nuka përgjigjet duke thënë se subjekti, pra adoleshentja e humbur, “nuk lëviz nëpër ato zona” dhe se ka “drejtim të saktë me objektive të qarta për jetën”.
Biseda e Plotë: Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nese konstatohet të shoqërohet në komisariatin më të afërt
*FOTOJA E VAJZËS*
Ina: Cfarë vit prodhimi është shef?
Rustem Dervishi: Model i fundit më duket.
Ina: Fshati që duket nuk ka nevojë për drita.
Rustem Dervishi: Datlindja 24-02-2005 SHKURT
Petrit Hala: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishit sot për kallëzim, mbase e kanë parë.
Ina: Ahh jo shef subjekti në fjalë nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva tqarta për jetën.
Shikoje Ina nga parakolpi.
Ina: Si urdhëron shef! Shati që duket ska nevojë për kallauz.