Nuk janë të paktë të rinjtë të cilët kanë humbur jetën në plazhet shqiptare. Deri më sot numri ka shkuar në 8 persona që kanë humbur jetën.
Por një 15 vjeçare humbi jetën tragjikisht dje në brigjet e Jonit dhe me shumë mundsi është goditur nga një skaf.
Në trupin e vajzës nga Rusia u gjetën shenja dhune dhe plagë dhe dyshohet se është goditur nga një mjet lundures dhe kjo ka sjellë edhe mbytjen e saj.
Por sa të rrezikuar janë plazhistët në plazhet shqiptare nga mjetet lundruese?
Shikoni këto pamjet që janë bërë sot nga Opinion.al në plazhin e Dhërmiut. A nuk mbahet ai si një nga plazhet më të bukura e më të frekuentuara në vend?
Shihet qartë se si këta të rinj bëjnë manovra të rrezikshme në det fare pranë pazhistëve që notojnë. Një devijim i këtij Ski Jet që shihni në video dhe do të kemi pa frikë tragjedinë e rradhës.
Por deri më sot nuk ka rregull që mjetet lundruese të mos jenë afër plazhistëve. Por ku është roli i institucioneve të vendin? A po merren masa që jeta e plazhistëve të jetë e sigurt? Këtyre pyetjeve duhet t’ju jepet një përgjigje sa më shpejt. (J.V/Shuplaka)