Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka folur në një lidhje me skype drejtpërdrejt me studion e lajmeve të Fax News me gazetarin Enea Meksi ku ka shpjeguar se ku e mori indicien për të hulumtuar dhe më pas zbuluar plagjiaturën e Oltian Rrumbullakut që sapo është zgjedhur në postin e zv.ministrit të Arsimit.
Muka tha se dikush e kontaktoi dhe I kërkoi të mësonte nëse kishte prbleme doktoratura e tij, dhe për çështje 30 minutash tha se kishte kontaktuar se kishte bërë plagjiaturë të një punimi të bërë nga një shtetas nga Etiopia.
“Unë nuk isha në dijeni të këtij informacioni, më tha dikush interesohu nëse ka një karrierë të mirë. Unë nuk do dëshiroja që artikulli i tij të ishte copy por fatkeqësisht konstatova që ishte një kopje e marrë në Etiopi nga një tjetër doktoraturë që Rrumbullaku i nxjerrte si konkluzione të tilla. Pavarësisht këtyre skandaleve me plagjiaturat ne vazhdojmë dhe i promovojmë këta persona. Në momentin që reagoi ai tregoi më shumë injorancën që ka mbi shkencën dhe arsimin. Ai duhet të dijë se libër akademik shkruan vetëm ai që është marrë me shkencë. Puna kërkimore është “a”-ja akademike. Nuk e di si ai do të drejtojë arsimin si zv/ministër në këto rrethana. Ai pretendon se ka dy publikime jashtë vendit dhe askund nuk gjenden ato. Qeveria emëron njerëz që nuk kanë lidhje me shkencën, shkenca ka numra jo fjalë. Nuk mund të bëhesh dot zv.ministër i Arsimit nëse mashtron, nëse nuk e din se arsimi bazohet në meritokraci”, tha Muka. (F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post