08:05 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Më shumë se një muaj në flakë, si paraqitet situata e zjarreve

10:27 | 18/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Motivet kryesore pse iu vihet zjarri pyjeve, 35 autorë, policia jep detajet

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Emergjencat Civile bëjnë me dije se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 65 punonjës zjarrfikës, 10 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë, punonjës të policisë etj, të mbështetur nga helikopterë. 

QARKU KORÇË 

Vatrat e zjarrit ndërmjet Lekasit dhe Voskopojës, bashkia Korçë kanë vazhduar të jenë aktive pasi flakët kanë përfshirë një territor me pisha të larta dhe tepër të thyer, i vështirë për t’u aksesuar nga mjetet zjarrfikëse. Në operacion ka qenë edhe një helikopter si dhe forca zjarrfikëse, nga pyjorja, bashkia dhe ushtria, të cilat kanë shuar shumicën e vatrave të zjarrit.

Operacioni është në vazhdim për fikjen e plotë të zjarrit. Në fshatin Taç i Sipërm, bashkia Kolonjë ka rënë zjarr në shkurre e ferra në afërsi të varrezave. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, punonjës të pyjores, dhe forca të policisë kufitare, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre, dhe u dëmtuan pjesërisht 20 varre. 

QARKU LEZHË 

Zjarri i rënë pranë pyllit me pisha në fshatin Orosh, bashkia Mirditë, vazhdoi edhe ditën e djeshme. Zjarrfikësit me mjete, të mbështetur dhe nga forca ushtarake, kanë mbajtur nën kontroll zjarret duke eliminuar rrezikun për banesat dhe pyllin me pisha.

Operacioni është në vazhdim për të shuar plotësisht edhe vatrat e fshehura. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre dhe vetëm 3 pisha të veçuara. Në Mamurras, bashkia Kurbin ka rënë zjarr në Malin e Gjormës. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe në mbështetje kanë shkuar banorë vullnetarë të zonës, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 5 ha shkurre. 

QARKU DIBËR 

Në fshatin Dohoshisht, bashkia Dibër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e qershi. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 7 ha shkurre, ferra dhe 40 rrënjë qershi. 

QARKU DURRËS 

Në fshatin Verjon, Nikël, bashkia Krujë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me shkurre dhe ferra. Në fshatin Radë, Maminas, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë një ullishteje. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me shkurre, ferra dhe 30 rrënjë ullinj. 

QARKU VLORË 

Në fshatin Trevllazër, Novoselë, bashkia Vlorë ka rënë zjarr në shkurre, ferra dhe kullotë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete dhe forca ushtarake të cilat kanë izoluar vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 4 ha me shkurre, ferra dhe disa rrënjë ullinj.

Etiketa: flaket e zjarrevesituata sipas qarqevezjarr
Pas

Sulmi në Barcelonë, vetëdorëzohet i akuzuari: Më vodhën identitetin, me to morën furgonin me qera

Para

Penguan punimet e ujësjellësit, arrestohen dy persona, 6 të tjerë procedohen

Para
Penguan punimet e ujësjellësit, arrestohen dy persona, 6 të tjerë procedohen

Penguan punimet e ujësjellësit, arrestohen dy persona, 6 të tjerë procedohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kamioni përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit/Shoferi shpëton mrekullisht

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.