Partia Demokratike ka shprehur kundërshtinë e saj ndaj projekt-buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2020. Ishte zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ajo e cila në “Facebook” akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se po e përdor buxhetin për propagandë dhe jo për punë.
Sipas saj, për vitin e ardhshëm bashkia ka parashikuar rritjen e taksës së arsimit dhe të tarifave për parkim.
“Parashikon fryrjen e administratës së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagadën e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.
Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banorëve pa pagesë. Parashikon rritjen e taksës së arsimit!”, ka shkruar midis të tjerash Ina Zhupa.
Postimi i plotë i Ina Zhupës:
Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë: më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën. Veliaj parashikon të shpërdorojë paratë e qytetarëve të Tiranës për të vazhduar idenë e projekteve korruptive edhe klienteliste: Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.
Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilësuar atë si hapësirë të kopshtit zoologjik. Parashikon shpenzime për ndërtimin e Landfillit, inceneratorit të mbetjeve në Tiranë, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemën klienteliste edhe korruptive. Parashikon fryrjen e administratës së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagadën e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.
Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banorëve pa pagesë. Parashikon rritjen e taksës së arsimit! Qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klientëve të Veliajt. Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve.
(M. I./ Faxweb.al)