Një video-denoncim ka mbërritur mëngjesin e sotëm në redaksinë tonë. Është një qytetar që denoncon se ka gjetur një fishek në derën e kioskës ku punon në qendër të Tiranës.
“Jemi këtu tek puna. Vajta 5 minuta mora një kafe. Vij dhe gjej një plumb në derë. Jam në punën time dhe në hallin tim, nuk i kam borxh askujt. Po ka ka një problem Rilindja me mua se jam koordinator i LSI në Paskuqan”, shprehet ai.
Qytetari që ka bërë denoncimin punon si dispecer për autobusët. Kioska ndodhet në qendër të Tiranës, në fillim të Rrugës së Kavajës.
Ndërkohë që për këtë ka reaguar dhe prokuroria e Tiranës :
“Njoftohemi se tek një kioskë që përdoret për shitjet e aboneve të linjave te autobuzeve, e cila ndodhet pranë Dhomës së Tregtisë, Rr.Kavajes, punonjësi i saj ka gjetur tek dera e kioskes një fishek. Ne vend jane sherbimet dhe po punohet per sqarimin e ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve”.
(E.K/FAXWEB.AL)